I nxehti ka ardhur që në fillim të këtij muaji qershor. Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje popullatës që të ruhen nga temperturat e larta dhe goditjet e diellit.
Ata kanë bërë thirrje për të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna që të shmangin daljet në orët e pikut të vapës.
Gjithashtu u ka bërë thirrje drejtuesve të makinave që pasi të parkojnë të mos lini në makinë fëmijët dhe të moshuarit.
Ndërsa Eugena Tomini, drejtuese e Institutit të Shëndetit Publik, këshillon popullatën për konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe ushqimeve të freskëta. Ajo rekomandon veshje të lehta dhe asnjëherë të mos dalin nga shtëpia pa një shishe ujë me vete.