Deputeti i PD-së, Flamur Noka është thirrur nga Prokuroria e Posaçme. Arsyeja e fletëthirrjes nga SPAK ende nuk dihet.
Kështu thotë edhe vetë Noka. “Nuk e di përse më kanë thirrur këtu” tha ai shkurt për mediat përpara se të futej brenda godinës.
Paraprakisht dyshohet se u thirr si deklarues për kallëzimet që ka bërë për zgjedhjet.