-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi Kavajën! Krali firmos shpejt e shpejt 50 milionë lekë për fotokopje pa garë

Kryesoret

Në 14 Maj  qytetarët e Kavajës vendosën që t’i besojnë Fisnik Qoses, një djali të ri nga koalicioni opozitar përballë Redjan Kralit, nga krahu socialist për një bashki që vetë qeveria vjet e shpalli të falimentuar. Fushata ishte e tensionuar, si kudo, por në fund Krali pranoi humbjen, uroi rivalin dhe iku mes duartrokitjeve nga KZAZ-ja.

Ende jo nga bashkia. Sot bashkia Kavajë me kryetar në detyrë Kralin ka shpallur fituese të tenderit për printime dhe fotokopje Gëzim Kallfën. “5Pyetjet.al” ju sjell dokumentet. 47 milionë lekë është tenderi, por bashkë me TVSH-në kapërcen shumë herë më tepër. 36 muaj është afati i kontratës. Praktikisht “peshqesh” për kryetarin e ri që do të vijë.

Por përveç faktit që u hap me urgjencë dy ditë përpara zgjedhjeve dhe u firmos 9 ditë pas zyrtarizimit të humbjes, është dhënë pa garë. Në mungesë të plotë konkurrence. Në tender mori pjesë vetëm një kompani dhe në fund asaj iu dha prokurimi, por me karton të kuq sipas faqes që monitoron procedurat publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit