-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte në “arrest shtëpie”, policët gjejnë shkodranin në rrugë dhe e çojnë në burg

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka arrestuar Amarildo Logun, 23 vjeç pasi ka thyer masën e arrestit të shtëpisë.

Gjithashtu në njoftimin e policisë bëhet me dije se i riu nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar ndërkohë që qarkullonte me automjet.

Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj. 33 vjeç, banues në fshatin Luarzë, Velipojë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike nga bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë sportive, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit