-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vijon gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, jep dëshminë dëshmitari i gjashtë!

Kryesoret

Edhe sot në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të gjashtë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në seancën e sotme gjyqësore dëshmitari me kodin 4355 vazhdon t’iu përgjigjet  pyetjeve të ZPS-së.

Ndërsa, me të nisur seanca për të mbrojtur dëshmitarin e njëjta është mbyllur për publikun. Dëshmitari i gjashtë i ZPS-së ka nisur dhënien e dëshmisë së tij nga pasditja e djeshme. Një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit të gjashtë u dëgjua kryesisht në seancë të mbyllur për publikun si masë për mbrojtjen e këtij të fundit.

Ndërsa, po në seancën e djeshme gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve dëshminë e tij e përfundoi edhe dëshmitari i pestë i ZPS-së.

Katër dëshmitarët e parë në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarëve, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi dhanë dëshminë e tyre në seanca të mbyllura për publikun.

Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm. /KosovaPress/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit