Të paktën 9 persona u arrestuan dje dhe sot në Melilla të Spanjës pak ditë para zgjedhjeve lokale të 28 majit për blerje vote.
Arrestimet janë bërë si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar elektoral, thanë autoritetet.
“Një operacion policor është duke u zhvilluar (…) si pjesë e një hetimi për rastin e votave postare. Shumë vende në qytet u kontrolluan dhe disa persona u arrestuan”, tha prefektura e Melilla.
Prefektura më pas sqaroi se të paktën gjashtë persona u arrestuan sot dhe tre të hënën.
Sipas mediave spanjolle, hetimet kanë për qëllim një sistem që dyshohet se ka blerë vota postare. Pesëdhjetë deri në 200 euro u ofroheshin familjeve që përballeshin me vështirësi financiare në këmbim të votës së tyre.
Dyshimet e autoriteteve u shkaktuan nga numri i shtuar i votave postare: gati 20% , pra shumë më i lartë se ai i zgjedhjeve të mëparshme në 2019 dhe shumë më i lartë se mesatarja kombëtare.
Spanjollët janë të ftuar të votojnë në zgjedhjet komunale dhe rajonale më 28 maj.