-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti: Nesër betohen kryetarët e rinj në veri

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën më 24 maj, ka bërë të ditur se kryetarët e rinj të tri komunave të banuara me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, do të betohen të enjten.

“Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seanca konstituive dhe [do të bëhet]betimi i tre kryetarëve të rinj”, tha kryeministri, pa përmendur se për çfarë ndërtesash bëhet fjalë.

Por, kryetari i zgjedhur i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ceremonia e betimit solemn të tij do të mbahet në fshatin Boletin, në objektin “Kulla e Isë Boletinit”.

Betimin solemn, kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, do ta bëjë në fshatin Bistricë, në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”.

Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, do ta bëjë betimin solemn në fshatin Çabër të kësaj komune, në objektin e zyrës komunale për komunitete.

Derisa Komuna e Mitrovicës së Veriut ka objektin e saj, në tri komunat tjera deri më tash, në të njëjtat objekte komunale kanë punuar institucionet komunale sipas sistemit të Kosovës, por edhe të ashtuquajturat organe të përkohshme, të cilat punojnë sipas sistemit të Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit