-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha rikthehet me ide të vjetra: Tre pikat e rrugëtimit tim të ri

Kryesoret

Lulzim Basha është rikthyer me misionin për të rimarrë PD-në por me të njëjtat teza dhe ide, që kur ishte nuk i zbatoi, por bëri të kundërtën. Gjatë një takimi me të rinjtë, ish-kryetari u foli për listat e hapura, por a e kujton vetë Basha si veproi kur ishte kryetar i PD-së, që i dorëzonte listat në mesnatë?

Çfarë e pengoi Bashën ti zgjidhte ndryshe kandidatët e tij kur ishte për 8 vite në krye të PD-së. “Propozimi i parë që dua të parashtroj, nuk është i ri, por i domosdoshëm për t’i krijuar hapësirë rinisë për të çarë përpara dhe të garojë; lista të hapura anembanë vendit. E di që jo çdokush e do këtë.

Nuk ka rrugë tjetër për të bërë që zëri cdo qytetari të dëgjohet, veç listave të hapura. Ky është një nga projektet për të nisur bashkë një rrugëtim për të ndryshuar sistemin e falimentuar politik të Shqipërisë.

Kjo është një nga gjërat që kam diskutuar dhe debatuar. Është koha të nisim rrugëtimin për ta bërë realitet. Ftesa ime është mos u besojmë politikanëve por vetëm qytetarit” tha Basha.

Rikthehet Basha: Rama dhe Berisha skaduan! Mjaft me të vjetrën

Teza e dytë e tij lidhet me vettingun në politikë. “E dyta që kam është vettingu i politikanëve. Boll me akuza dhe sharje. Ka më shumë se një vit një propozim i PD-së në Kuvend. Vettingu i politikës është emergjencë kombëtare” tha ai.

Pika e tretë sërish është e vjetër dhe lidhet me mandatet në qeverisje. “Ka ardhur koha që në Shqipëri ti vëmë fre egove të sëmura. Asnjë kryeministër që nuk i bën në dy mandate, nuk mund të kërkojë të tretin. Pra, listat e hapura, vettingu i politikanëve, kufizimi i mandateve dhe vota e emigrantëve” tha Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit