-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari me Rrok Gjokën

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot dy biznesmenë si të përfshirë në krimin elektoral të 14 Majit, që opozita e cilëson masakër që është bërë me zgjedhjet. Pëllumb Salillari dhe Rrok Gjoka janë dy emrat që ka akuzuar Sali Berisha.

“Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari me Rrok Gjokën. Salillari është kapur në flagrancë nga kandidati duke blerë vota. Kurse Rrok Gjoka që ka 7 vite, merr në patronazh qendër votimi në Bulqizë dhe ndërhyn fuqishëm. Belinda Balluku ka terrorizuar zonën. Në takimet e saj, delinkuentët ishin më të shpeshtit. Ajo ndante qendër votimi me biznes. Në Klos, demokratët e kapën tjetrin që ndante paratë, policia e fshihte kriminelin elektoral.

Këto janë vetëm disa nga aspektet. Në Librazhd, ndihmat ushqimore ndaheshin haptas në supermarkete nga ish-shoferi i Ballës dhe zyrtarë të tjerë. Bandat u hodhën në një sulm të egër kundër votës së qytetarëve shqiptarë, të gjitha nën regjimin e Edi Ramës. Ndaj ky komision, ka një detyrë shumë të rëndësishme. Ne do bëjmë gjithçka për t’i treguar shqiptarëve dhe botës të vërtetën e kësaj farse zgjedhore” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit