-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kushtëzon rritjen e pagave: Në fillim minimumi jetik 200 euro

Kryesoret

Nesër në Kuvend është drafti për rritjen e pagave për administratën, institucionet e pavarura, qeverinë dhe deputetët. Por, sot Sali Berisha tha se së pari duhet të miratohet minimumi jetik pastaj rritja e pagave duke e kushtëzuar votën.

“Tani kam një problem me rendin e ditës. Çështja e rrogave. Të dashur deputetë, unë do shpreh mendimin tim përpara jush. Emergjencë e të gjitha emergjencave për mua është votimi i minimumit jetik. Ne, duhet të votojmë minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit ka përdorur ekspertët më të mirë dhe ka gjetur se minimumi jetik aktualisht në Shqipëri është 200 euro. Ndaj dhe ne do të kërkojmë në mënyrë të prerë, hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik.

E kemi premtuar edhe gjatë fushatës. Shqipëria i ka të gjitha kushtet për ta përballur. Minimumi nënkupton që nuk ka shqiptar që nuk do ketë të paktën 200 euro për pagën e tij. Nuk është e vërtetë se kjo është për 3 milionë shqiptarë, kjo është shtesë mbi pensionet, mbi ndihmën ekonomike, por kjo është plotësisht e përballueshme.

Ndaj ne do bëjmë në parlament një betejë të fuqishme për të mos filluar nga rritja e rrogave për deputetët dhe ministrat, por duke filluar me minimumin jetik. Mendoj të përgatisim amendamentin dhe nesër kjo do jetë tema jonë kryesore në parlament” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit