-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e Jan Prengës në Gjykatën e Lartë! Bosët shpëtuan, e hëngri kopshtari

Kryesoret

Nuk pranon vendimin e Gjykatës së Apelit. Festim Bexhdili, kopshtari i resortit ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për zhbërjen e vendimit që e dënon atë me burgim të përjetshëm në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në janar të vitit 2022.

Bexhdili akuzohet për rrëmbim dhe zhdukje personi duke i shkaktuar vdekjen, fshehje dhe asgjesim kufome, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai është caktuar që të vuajë dënimin e tij në një burg të sigurisë së lartë. Bexhdili në pamjet filmike shfaqet duke fshehur provat e krimit në bashkëpunim me një tjetër person.

Jan Prenga, baba i katër fëmijëve u rrëmbye dhe u dërgua në një resort në Shijak, ku u dhunua dhe torturua. Ndonëse ende nuk ka një trup të Jan Prengës, ai është konsideruar i vdekur nga autoritetet, kjo referuar pamjeve filmike të sekuestruara nga resorti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit