-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I arrestuari vdiq! Ministri Ulsi Manja: Aksidente ndodhin edhe në burgje

Kryesoret

Pak ditë më parë një person i arrestuar humbi jetën. Jani Rustemi ndërroi jetë në QSUT. Por çfarë ndodhi brenda paraburgimit që çoi të riun 26-vjeç në gjendje kome që vdiq në spital?

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u pyet sot nga gazetarët. Ai tha se çështja është nën hetim, por theksoi se paraburgimi dhe burgu janë si në jetën e përditshme ku “ndodhin aksidente të tilla me jetë njerëzore”.

Lidhur me rastin konkret përsa kohë që është nën hetim unë rezervoj të drejtën që të flas. Ka një kakofoni zërash për këto raste, jo në paraburgim, jo 313-ta, jo qendrën spitalore. Janë të gjitha raste të audituara nga ne.

Kemi përgjigje konkrete edhe për familjarët e këtyre personave që kanë humbur jetën. Shpreh ngushëllimet.

Edhe në paraburgim edhe burgje janë banorë rezidentë, si në jetën e përditshme, edhe atje ndodhin aksidente të tilla me jetë njerëzore, por e rëndësishme është transparenca.

Në fund të hetimit, të merren materialet dhe gjithë procedura që është ndjekur” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit