-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë, trupat vullnetarë rusë kërcënojnë me sulme të reja brenda Rusisë

Kryesoret

Komandanti rus i organizatës paraushtarake që organizoi një operacion në një zonë në kufirin me Ukrainën ka kërcënuar se grupi i tij së shpejti do të nisë sulme të reja brenda territorit rus.

Komandanti i vetë-përshkruar i Trupave Vullnetare Ruse (RVC), Denis Kapustin foli me gazetarët nga toka ukrainase një ditë pasi Moska njoftoi se kishte zmbrapsur bastisjen në rajonin e Belgorodit.

Kievi thotë se sulmi u krye nga civilë rusë, duke ia atribuar konfliktit të brendshëm. Dy organizata që veprojnë në Ukrainë, Korpusi Vullnetar Rus dhe Legjioni për Lirinë e Rusisë, morën përgjegjësinë.

Ushtria ruse, nga ana e saj, thotë se zmbrapsi personat e armatosur që kryen sulmin duke përdorur automjete të blinduara dhe i shtyu të mbijetuarit përsëri në Ukrainë.

Kapustin tha se Ukraina e mbështeti ekipin e tij duke i ofruar vetëm informacion, karburant, ushqim dhe ilaçe.

RVC thotë se përbëhet nga rusë që luftojnë në Ukrainë kundër presidentit rus Vladimir Putin. Lidhja Anti-Shpifje me bazë në SHBA e përshkruan Kapustin si “një neo-nazist rus që jetoi për shumë vite në Gjermani”.

Kapustin tha se organizata e tij është e krahut të djathtë, por kur u pyet nëse ishte i shqetësuar që Rusia e etiketoi atë si nazist, ai u përgjigj se “nuk i intereson fyerjet e armikut”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit