-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet 2024 në SHBA, DeSandis ka konfirmuar zyrtarisht se do të kandidojë

Kryesoret

Guvernatori i Floridës, Ron DeSandis ka konfirmuar se do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA.

Ai i dorëzoi dokumentet e tij në Komisionin Federal të Zgjedhjeve këtë të mërkurë.

Në orët e para të së enjtes DeSandis do të bëjë paraqitjen e tij të parë në një intervistë me Elon Musk.

Diskutimi do të zhvillohet në Twitter Spaces, një platformë që mundëson biseda audio live ku përdoruesit e tjerë të Twitter mund të bashkohen dhe të marrin pjesë.

Guvernatori 44-vjeçar konsiderohet si një nga kundërshtarët kryesorë të ish-presidentit Donald Trump i cili do të kandidojë sërish për postin.

Megjithatë, lista e pretendentëve vazhdon të rritet dhe Trump kryeson me rreth 30 pikë në sondazhet e opinionit publik.

DeSandis është relativisht i ri në politikën amerikane, pasi u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2012. Vetëm gjashtë vjet më vonë, në 2018 – pas një përpjekjeje të dështuar për t’u bërë senator – ai u zgjodh guvernator.

Një ish-oficer i marinës amerikane i arsimuar në universitetet më të larta, ai është kritikuar nga demokratët për ekstremizëm, por ka fituar kredi brenda partisë së tij për fitoret e tij legjislative në çështjet kryesore konservatore në Florida.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit