Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do t’i shpallë sot zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet drejtuese.
Procesi nis pas disa ditësh dhe kulmon me zgjedhjen e Kryetarit të ri të partisë më të vjetër në Kosovë. Abdixhiku duket se e ka të sigurt rizgjedhjen në postin që mban dhe se ky proces është vetëm formal.
Lumir Abdixhiku e mori partinë pas humbjes së madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 dhe gjatë kësaj kohe fitoi Prishtinën në zgjedhjet lokale dhe udhëheq në 8 komuna tjera.