Kryeministri Edi Rama në vijim të turit që po mban për të falënderuar qytetarët që e zgjodhën më 14 maj, ditën e sotme ka shkuar në Kukës.
“Ne kemi edhe një rezultat të jashtëzakonshëm, PS forcë e parë. Duhet të jemi shumë realistë, të jemi vetë të parët se çfarë është kjo që ka ndodh dhe të mos i japim vetes një vetëkënaqësi edhe merita që nuk i kemi, sepse këtu ka pasur disa faktorë që s’kanë pasur domosdoshmërisht që kemi bërë ne, por ka të bëjë edhe me sistuatën tonë politike.
Edhe Kukësin e Tropojën e llogaris se sa të diskutueshme, nga marsi në prill dhe sidomos në fillim prilli-maj sondazhet ndryshuan në mënyrë të çuditshme dhe u bë shumë e ngushtë diferenca dhe ajo që ishte më inkurajuese ishte që trendi ishte në rritje e përditshme, e PS që e reflektonte edhe fryma që gjenin në takime e territor. Dhe fushata u rrit. Kur shikonim pjesëmarrjen në Shqipëri, llogaritet me të gjithë listën e votuesve.
E dyta- kanë votuar socialistët, organizimi i jonë ka qënë shumë i mrië. Ka arritur objektivat, kanë punuar shumë mirë patronazhistët, aktivistët që dua ti falenderoj. Janë bërthama më e re, janë bashkuar këto forca në një drejtim dhe është arritur një rezultat pozitiv”, tha Rama.