-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Urgjenca për pagat! Fuga: Çmenduria e Felajt dhe Presidentit! Ikën nga fiqiri

Kryesoret

Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar komike dhe tallje kërkesën e drejtueses së seancës së Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila u tha deputetëve se duhet të votojnë përpara orës 14:30 për ligjin e pagave pasi Presidenti pasdite do të niset për në Itali.

Uaaaaauuuu, komike, këta kanë ikur nga fiqiri? Shihni deri ku po shkon tallja, drama, tragjedia, budalliku! Ore e dinë këta deputetët që janë live? Kryetarja e seancës, zonja Felaj, njofton deputetët që duhet të nxitohen në diskutimet që bëjnë, pra ta aprovojnë shpejt ligjin për rritjen e rrogave, sepse Presidenti ka premtuar se do ta miratojë atë shpejt, meqë do të ikërka jashtë shtetit.

Boooooo, çmenduri!

  1. Ku e di zonja Felaj se deputetët do ta votojnë pozitivisht ligjin pa përfunduar votimi?
  2. Booooo, ku e di Presidenti se çfarë do të ketë si përmbajtje ligji, pa mbaruar diskutimi në Kuvend?
  3. Boooooo, si arrin Presidenti ta studjojë ligjin, të dëgjojë ekspertët duke e mliratuar në sekondë ligjin që ende nuk është aprovuar në Kuvend? Boooooo, ku kanë arrituuuuur!” shkruan Fuga.

Presidenti i Republikës ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të paketës së ligjeve për shkak edhe të largimit të tij në një vizitë jashtë vendit, në orën 14:30 ne do të votojmë përpara se të përfundojë seanca.

Kështu që secili nga kolegët të shikojë edhe radhën e diskutimeve të tij në fjalë sepse në atë orë do të ndërpriten diskutimet për të kaluar në votim”, tha Felaj.

Kuvendi kërkon ta dekretojë ligjin brenda 25 majit. Presidenti i Republikës Bajram Begaj niset nesër për një vizitë zyrtare dy ditore në Itali.

Kuvend komedi! Felaj: Të votojmë shpejt se po ikën presidenti jashtë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit