-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dogji” dy policë! SPAK tregon “muskujt” me një kamion me dru zjarri

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dosja e SPAK-ut që çoi në masë arresti në shtëpi një oficer të policisë gjyqësore në Elbasan, kolegun e tij në detyrim paraqitje, u arrestua sekseri dhe po hetohen po në detyrim paraqitje dy personat që dhanë lekët.

Oficerët e policisë gjyqësore në hetim janë Çelnik Toskën dhe Sefer Shukën, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me Lulzim Hasën që ishte sekseri kanë marrë nga Lirian dhe Zenel Targjani përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

Rastet që po hetohen janë disa, por kupa u derdh me aferën e fundit, që dyshohet se bëhet fjalë për një ngarkesë me dru. Pak ditë më parë policia bllokoi një kamion me dru zjarri në pronësi të Taragjinëve, të cilët për ta liruar u vendosën në lëvizje.

Futën sekser te oficerët të njohurin e tyre Lulzim Hasa që përmes dorëzimit të lekëve Çelnik Toska dhe Sefer Shuka që të lironin kamionin. Kamioni nuk është liruar, oficerët, sekseri dhe pronarët u kapën mat.

SPAK kap oficerët e policisë gjyqësore me lekë në dorë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit