-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë shtet, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

Kryesoret

Një tërmet i fortë me magnitudë paraprake prej 6.6 ballë ka goditur mbrëmjen e të mërkurës në Detin Karaibe pranë kufirit Panama-Kolumbi. Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA. Nuk ka të dhënat paraprake raportohet se nuk ka pasur të lënduar apo dëme në zonat e afërta, shkruajnë mediat e huaja. 

USGS tha se tërmeti ishte me qendër rreth 41 kilometra (25 milje) në verilindje të Puerto Obaldia, Panama. Epiqendra ishte në një thellësi prej 10 kilometrash (6 milje). Një pasgoditje me magnitudë 4.9 pasoi rreth 10 minuta pas tërmetit fillestar.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Panamasë njoftoi se tërmeti u ndje në provincat Darien, Panama, Guna Yala dhe Panama Perëndimore. Qendra Kombëtare e Operacioneve Emergjente të Panamasë përjashtoi edhe mundësine e një cunami. Banorët në qytetet kolumbiane të Medellin dhe Cali gjithashtu ndjenë dridhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit