Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur në 14 Maj në bashkinë e Himarës është në burg. Greqia dhe Sali Berisha kërkojnë lirimin e tij. Sot, ish-kryeministri tha se Beleri u arrestua duke ngrënë pica. Prokuroria thotë se ka prova, foto dhe video, të cilat ende nuk janë publikuar, por Sali Berisha thotë se zëri është montuar. Pyetja që është shtrohet është nëse Berisha është njohur me provat?
“Arrestuan Belerin duke ngrënë një picë me dy bashkëpunëtorë dhe thanë e kapën në flagrancë duke blerë vota. Të nesërmen pashë një nënë me tre fëmijë e cila shkoi dhe u arrestua në dy të natës. I la fëmijët në gjumë. E morën bashkë me djalin e madh. Edhe pushtuesi më i egër nuk e bën.
Dhe ajo nënë, ishte dëshmia më e turpshme e një akti kryekëput politik kundër një qytetareje të pambrojtur, ajo nënë u shua, u zhduk. Nuk shkoi kush ti merrte një intervistë, pasi studiot u helmuan nga paratë e krimit. Mos harroni se këta montojnë edhe zërin, ku ti betohesh se është zëri i tij, gjithçka bëhet në laborator. Këto janë përpjekje për të zaptuar Himarën, trojet, nga klani Rama” tha ai.