-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lajmin e mirë ia dha djali në telefon”, vëllai tregon momentin kur Fredi Beleri mori vesh që ishte zgjedhur kryebashkiak i Himarës

Kryesoret

Fredi Beleri e ka marrë vesh vetëm ditën e djeshme që është shpallur fitues i zgjedhjeve të 14 Majit për Bashkinë e Himarës. Këtë detaj e ka bërë me dije vëllai i tij, Leonardo Beleri. Ky i fundit akuzon kryeministrin dhe Policinë e Shtetit se donin ta fusnin në kurth Fredin.

Sipas Leonardos, vëllai i tij po telefonohej 30 ditë nga i njëjti person që po përpiqej ta fuste në kurth për blerjen dhe shitjen e votave. Sipas tij, edhe pse kuadri ligjor në Shqipëri ka ndryshuar, ende nuk respektohet, pasi gjyqi nuk u zhvillua me dyer të hapura.

“Gjatë gjithë fushatës zgjedhore, Rama kishte marrë përsipër fushatën e kundërshtarit të vëllait tim, ai u mbështet nga deputetët e Partisë Socialiste. Rama nuk tha se çfarë do të bëjmë për Himarën, por se nuk do linte vëllanë tim të fitonte,”- u shpreh Leonardo Beleri për mediat greke.

I pyetur për situatën në të cilën ndodhet Beleri, i vëllai i tij tha se është shumë mirë psikologjikisht. Sipas tij, Fredi e di shumë mirë se çfarë bën dhe kujt i shërben.

“Në vitin 2015, Fred Beleri mori vendimin për t’u rikthyer në Himarë. Që kur shkoi atje ai u persekutua nga autoritetet shqiptare. Ajo që po ndodh nuk është diçka e veçantë për të. Për himariotët është ndryshe. Përveç Fredit, edhe të tjerë janë çdo ditë nën presionin e regjimit të Ramës. Arsyeja është një: Himara është Riviera e Shqipërisë pasi ka plazhet më të mira, është përballë Korfuzit,”-tregon ai.

Por, ai zbuloi gjithashtu se, Beleri vetëm dje e ka pasur një telefonatë me djalin e tij. Ky i fundit i dha lajmin e mirë për fitoren e Himarës.

Kujtojmë se, dy ditë më parë, GJKKO la në “Arrest me burg”  Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit