-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD ndahet edhe te pagat! Berisha: S’e votojmë! Bardhi: Ne jemi pro

Kryesoret

Opozita ndahet te votimi në Kuvend i projektligjit për rritjen e pagave për administratën, institucionet e pavarura dhe deputetët. Sali Berisha është kundër, por PD-ja zyrtare është pro. Gazment Bardhi në cilësinë e kryetarit të grupit të PD-së tha se projektligji do të votohet pro.

“Partia Demokratike do ta miratojë sot rritjen e pagave, edhe pse ky është një akt shumë i vonuar, i pastudiuar dhe i bazuar në motive elektorale-politike. Por sot është dita që ne të ngremë zërin edhe për pensionistët. Ata duhet të ishin të parët në vlerësim, por mbeten gjithmonë të fundit” tha ai.

Në krahun tjetër, ish-kryeministri tha se më parë duhet të votohet minimumi jetik 200 Euro më pas rritja e pagave. “Një farsë e turpshme me përmasa cinike të një cinizmi dhe pashpirtësie dhe hipokrizie të paparë u zhvillua sot në parlament.

Në vend që të fillonte me vendosjen e minimumit jetik, që do i jepte përgjigjen përfundimtare ndihmës ekonomike dhe pensioneve nën 200 euro dhe bënte një zbutje të mjerimit, minimumi jetik zhduk mjerimin në kuptimin e varfërisë ekstreme. Ishte një masë plotësisht e mundshme, kur dihet që qytetarëve u vidhet çdo vit dyfishi i fondit të përgjithshëm të rrogave.

Kjo u mbyll në mënyrën më të turpshme nga njerëzit që vjedhin shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë. Dyfishohen rrogat e zyrtarëve më të lartë. Ky proces të fillojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 Eurosh, e llogaritur në mënyrë të paanshme. Ky duhet të ishte akti i parë. Ne nuk e votojmë. Ne nuk jemi kundër rritjes së rrogave” tha Sali Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit