Në dekadën e fundit nga Shqipëria janë larguar qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja në kërkim të kushteve më të mira të jetës për shkak se nuk i gjejnë në atdheun e tyre. Por Edi Rama duket se është kujtuar vonë për këtë konstatim. Ai tha sot në Kuvend se demografia e Europës është në kushtet që po i afrohet një tragjedie të kontinentit.
“Nuk diskutohet që ne jemi në kushtet që duhet të kuptojmë, se Europa ka filluar një luftë, një luftë, e cila do të bëhet çdo ditë më e pamëshirshme që të kujton atë shprehjen “peshku i madh do të hajë të voglin me çdo çmim dhe robi do të jetë ujk për robin”.
Demografia e Europës është në kushtet që po i afrohet një tragjedie të kontinentit. Rënia e lindjeve ka ardhur në pikën që po reflektohet në tregun e punës dhe vendet më të zhvilluara janë në situatën që ose duhet të rrëmbejnë nga të katërta anët krah pune ose duhet të pranojnë perëndimin e suksesit dhe fillimin e falimentimit të tyre, që nga Gjermania, superfuqia e kontinentit, e cila deri në 2030 ka nevojë për 7 milionë punëtorë” tha ai.