Intelektuali francez Edgar Morin është ndarë nga jeta në moshën 104-vjeçare, sipas njoftimeve të familjes së tij. Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Sabah Abouessalam Morin, e cila e cilësoi humbjen si të madhe për botën e mendimit dhe kulturës.
Morin, i lindur në Paris më 8 korrik 1921, ishte një nga mendimtarët më të njohur francezë, i cili e përshkroi veten si “humanolog” për qasjen e tij ndërdisiplinore ndaj njeriut dhe shoqërisë. Ai ndërthuri sociologjinë me filozofinë, psikologjinë dhe antropologjinë në veprën e tij.
Ai njihet gjithashtu për kontributin në dokumentarin “Chronique d’un été” (1961), realizuar me Jean Rouch, si dhe për mendimin e tij kritik mbi globalizimin, klimën dhe nacionalizmin.
Edhe në moshë të thyer, Morin mbeti aktiv në debatet publike dhe i lidhur me çështjet bashkëkohore. Ai konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të mendimit modern francez.
/5pyetjet.al









