Një alarm i rremë për bombë ngriti në këmbë forcat e policisë në zonën e Rrugës së Elbasanit në Tiranë, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë mëngjesin e sotëm.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët rrethuan perimetrin dhe bllokuan qarkullimin e automjeteve në segmentin ku u sinjalizua objekti i dyshimtë, që fatmirësisht rezultoi i rremë.









