Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ndodhet sot në Kosovë në një vizitë zyrtare. Takimin e parë Varhelyi e ka me presidenten Vjosa Osmani në orën 09:00, pas së cilit do të japin edhe deklarata për media.
Më pas do të takojë kryeministrin Albin Kurti në orën 10:05, ndërsa një orë më vonë do të pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca. Varhelyi do të takohet edhe me opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Gjatë kësaj vizite, Varhelyi do të marrë pjesë në lancimin e Programit për Çështje të Brendshme BE-Kosovë, për forcimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.