-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare! Kuvendi miraton rritjen e pagave për administratën, ministrat dhe deputetët

Kryesoret

Kuvendi miratoi sot tre projektligjet për reformën e pagave në institucionet kushtetuese dhe administratën publike. Mes debateve të shumta mes shumicës dhe opozitës në fund, projektligji kaloi me votat e socialistëve dhe një pjesë të PD-së zyrtare, pasi grupimi i Sali Berishës doli hapur kundër.

Ligji për rritjen e pagave të funksionarëve të lartë, si deputetët, ministrat dhe Presidenti, u miratua me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim dhe 5 nuk morën pjesë në votim. Deputetët që votuan kundër ishin Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda.

Projektligji për rritjen e pagës minimale është miratuar me 97 deputet pro, 0 abstenim, 2 kundër dhe 5 nuk kanë votuar. Ndryshimet në ligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash. Në fund kaloi me 93 vota pro duke u rritur pagat edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Projektligji u miratua me shpejtësi me qëllim që të dekretohej sot në datë 25 Maj, pasi pasdite presidenti Bajram Begaj niset për në Itali në një vizitë dy ditore.

Pagat
Presidenti

257.000 lekë bëhet 425.000 lekë

Kryeministri
187.000 lekë bëhet 330.000 lekë

Kryetari i Kuvendit
229.000 lekë bëhet 393.125 lekë

Ministri
175.000 lekë bëhet 318.750 lekë

Deputeti
157.000 lekë bëhet 310.250 lekë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit