Dyfishimi i pagave të deputetëve është çështja kryesore e 24 orëve të fundit. Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori shprehet se paga e deputetit në Shqipëri do të bëhet sa 39-fishi i pensionit minimal dhe 21-fishi i pensionit mesatar në qytet.
“Mos vallë nuk jemi çmendur vetëm ne?” është pyetja që ngre Arlind Qori për të hedhur sytë në Gjermani, në Itali, Norvegji etj. Për krahasim paga e deputetit në Itali është sa 8-fishi i pensionit minimal, në Norvegji sa 9-fishi i pensionit minimal, kurse në. Gjermani sa 10-fishi i pensionit mesatar” thotë ai.