Diskutimi duhet pare ne pese aspekte, por me i rendesishmi eshte fuqizimi i rolit te deputetit duke i pajisur me kapacitetet e nevojshme per te kryer me dinjitet funksionet e tyre.
- Ne aspektin financiar impakti eshte i perballueshem, por jo i ulet.
-
Ne aspektin teknik, kjo teme ka ardhur nga rritja e Pages se references qe eshte ajo e Presidentit.
-
Ne aspektin formal, hierarkia e pagave ne nje forme apo tjeter duhet te ruhet, por perqindja kundrejt Pagese se references mund te rishikohej ne ulje.
-
Ne aspektin e konfliktit te interesit dhe pergjegjshmerise, ashtu sic kane propozuar disa zera profesionistesh ne media, per Deputetet hyrja ne fuqi e ndryshimit te pages duhet te behej pas zgjedhjeve te 2025. Sic e ka dhe ShBA.
-
Ne aspektin e kapaciteteve, qe eshte me i rendesishmi. Deputetit i duhet vene fondi ne dispozicion jo per vete por per te sherbyer me mire. Me rritjen e fondit ne dispozicion, shtesa duhet te shkonte per ti mundesuar cdo deputeti te kete nje keshilltar qe e ndihmon ne detyrat e tije.
Kjo mund te behej duke e cuar shtesen me detyrim tek punesimi i nje keshilltari apo duke ja lene zgjedhjen e lire. Por duke i bere publike kush deputet ka zgjedhur te rise pagen e tij e kush ka zgjedhur te rise kapacitetet. Edhe listen e keshilltareve.