-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Hidhe vetë hapin i pari, jepu zemër vartëseve! Dumani: Kemi disa dosje

Kryesoret

SPAK raportoi sot në Komisionin e Ligjeve për punën që ka bërë në vitin e fundit.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi, Altin Dumanit që si drejtues i këtij institucioni të hedhë vetë hapin i pari për të ndëshkuar të paprekshmit e 30 viteve të fundit në Shqipëri.

Ju takon juve i pari që të hidhni vetë hapin për t’u dhënë zemër të tjerëve. Pres që të jetë drejtuesi i prokurorisë që të thyejë mitin e të paprekshmëve në Shqipëri” kërkoi Bardhi.

Kreu i SPAK-ut, Dumani tha se hetimi për zyrtarët e lartë është shumë i vështirë. “Nuk mund të raportojmë për çështje konkrete.

LIVE-Dumani jep “llogari” për punën e SPAK-ut: Nuk ndjej presion, politika ka punën e vet

Krimi i “jakës së bardhë” janë çështjet penale më të vështira për t’u hetuar. Krimi i organizuar është më i thjeshtë krahasuar me këtë” tha ai.

Por bëri një paralajmërim. “Kemi në hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultatet e tyre” tha Dumani.

LIVE-Altin Dumani: Kriminelët janë fshehur në Dubai!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit