Në Zubin Potok, Leposaviç, e Zveçan rreth orës 12:00 janë grumbulluar një grup i vogël i qytetarëve. Gazeta Ekspres, shkruan se sipas mediave në gjuhën serbe, ende nuk dihet arsyeja e grumbullimit të tyre. Para objekteve të Komunave ndodhet edhe Policia e Kosovës.
Po ashtu pak më parë atje janë dëgjuar edhe alarmet. Kjo dyshohet se është edhe arsyeja që qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendrat e këtyre komune.
Përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare Milija Bishevac për Zubin Potok tha se është dëgjuar sirena dhe se edhe ai aty është me qytetarët pikërisht në qendër, ku ndodhen Stacioni i Policisë dhe ndërtesa e Komunës.