-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndjekje nëpër pyll dhe zjarr me plumba! Çfarë ndodhi në kufi?

Kryesoret

Policia e Kukësit në bashkëpunim me homologët nga Kosova kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion final shtetet e BE-së. Vihen në pranga 6 sirianë dhe algjerianë, si dhe shpallet në kërkim një tjetër algjerian. Policia thotë se këta persona të armatosur organizonin dhe drejtonin veprimtarinë kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve.

Mbrëmjen e djeshme në tentativë për t’i shpëtuar policisë, disa prej tyre, pasi kanë refuzuar thirrjen për të ndaluar kanë hapur zjarr ndaj punonjësve të policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve, theksohet në njoftimin zyrtar për ngjarjen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Morinë, në kufirin e gjelbër me Kosovën.

“A. B., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe M. N., 25 vjeç, N. A., 20 vjeç, M. Sh., 21 vjeç,  M. R., 20 vjeç dhe R. L., 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane janë arrestuar. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim S. G., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane” njofton policia e Kukësit. Operacioni vijon për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e algjerianit të shpallur në kërkim.

Policia: Gjashtë trafikantë të arrestuar, qëlluan drejt efektivëve në Kukës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit