-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e pagave, sa dhe kur do t’i merrni lekët? Pensionistët zero lekë

Kryesoret

Dje në Kuvend u miratua rritja e pagave, por jo për të gjithë me të njëjtin niveli. Nga miratimi i këtij ligji do të përfitojnë 130 330 punonjës të administratës dhe 250 funksionarë politikë që e kanë pagën të lidhur me presidentin, pra sipas hierarkisë.

Por sa do të përfitojnë punonjësit e administratës, gjyqtarët, deputetët, ministrat, kryetarja e kuvendit, kryeministri dhe Presidenti? Deputetët janë më me fat, pasi përfituan rritjen më të madhe me 98%, ministrat 82%, 72% rritje kryeministri, Presidenti 65% më pas administrata, 10–35 mijë lekë.

Rritja u miratua dhe do të dekretohet sot, por sipas kryeministrit administrata do ta marrë rritjen duke filluar llogaritjen që në datë 1 Prill. Pra në qershor kur të merrni pagën e majit do të keni edhe rritjen e muajit Prill.

Të vetmit që nuk kanë pësuar rritje janë pensionistët që nuk do të marrin asnjë lek më shumë, por do të duhet të kënaqen me 5 mijë lekshin para zgjedhjeve.

Rritja e pagave

Presidenti- Ishte 257 000 lekë bëhet 425 000 lekë

Kryeministri- Ishte 228 000 lekë bëhet 393.125 lekë

Kryetari i Kuvendit- Ishte 228 000 lekë bëhet 393.125 lekë

Ministri- Ishte 174 760 lekë bëhet 318 750 lekë

Deputeti- Ishte 156 770 lekë bëhet 310 250 lekë

Administrata- Rritja varion 10–35 mijë lekë

Pensionistët- zero lekë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit