Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Çelepias” në Berat ku është për plasur 65-vjeçari, Agim Mingu.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 ku një makinë ka përplasur biçikletën të cilën e drejtonte 65-vjeçari.
Sipas njoftimit të policisë shoferi i makinës është shoqëruar në ambientet e policisë.
Makina merr para kalimtarin në vija të bardha, 68-vjeçari në gjendje kritike
Njoftimi i policisë
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Ypsiloni”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Th.F., 68 vjeç, ka goditur biçikletën që udhëtonte shtetasi A.M., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës është dëmtuar dhe po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. M, u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.