-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania: S’e lejojmë të hidhet poshtë “Ohri” për budallallëqe

Kryesoret

Emisari gjerman, Manual Sarrazin deklaroi nga Kosova se nuk e lejojnë të hidhet poshtë ajo që është arritur në Ohër për shkak të, siç tha ai, të budallallëqeve. “Mesazhi im sot është se ne nuk do të lejojmë që Marrëveshja e Ohrit të hidhet poshtë për shkak të këtyre vendimeve, budallallëqe”, tha ai sot para gazetarëve.

Sarrazin tha se BE është një zonë hapësirë e rendit të ligjit dhe natyrisht garantimi i sundimit të ligjit, demokracisë dhe lirive të njerëzve është elementi kryesor, për të cilin angazhohen të gjitha shtetet që synojnë të anëtarësohen në BE, por se jo gjithmonë veprimet ligjore sjellin qëllimet e synuara politike.

“Mirëpo, jo çdo veprim ligjor është veprim politikisht i mençur. Nganjëherë në vend se ato të jenë veprime të duhura mund të shihen si të kundërta me qëllimin për të vendosur zbatimin e ligjit”. Ai tregoi edhe pse vendosi të vijë në Kosovë.

“Dje pasdite në mënyrë spontane kam vendosur të vij në Kosovë, sepse jemi shumë të shqetësuar për situatën. Dua të them se dje ishte një ditë shumë e rëndë dhe e keqe për Kosovën dhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se prej se e ka marrë mandatin si i Dërguar i Posaçëm i Gjermanisë për rajonin përpiqet që të punojë me kolegë të tij nga Bashkimi Europian apo edhe përfaqësues të shteteve anëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit