Autoritet italiane kanë arrestuar një 33-vjeçar shqiptar bashku me partneren e tij akuzohen për prostitucion në Itali.
Shqiptari së bashku me partneren e tij 35-vjeçaren moldave qëndron në provincën e Caserta-s por aktivitetin e tyre e kryenin mes Moldavisë dhe Italisë.
Sipas mediave të huaja çifti gjatë aktivitetit të tyre në këto 2 shtete mashtronin vajza duke u ofruar punë ku më pas i detyronin ato të prostituonin.
Arrestimi i tyre u bë i mundur pas denoncimeve të vajzave të cilat kishin arritur të largoheshin nga ai aktivitet.