Inspektorati Policor i Kosovës ditën e sotme ka njoftuar se kanë krijuar një ekip për inspektimin dhe hetimin e ngjarjes që ndodhi dje në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit të IPK ata kanë krijuar një ekip në bashkëpunim me MPB-në. Në njoftimin e publikuar bëhet me dije se qëllimi i një vendimi të tillë është që të sigurohen që Polica e Kosovës ka kryer detyrat dhe autorizimet kushteteuse e ligjore për krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët pa dallim.
“IPK siguron se varësisht nga gjetjet e punës së këtij Ekipi, konform autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit do të adresojë çështjet e ngritura”, shton njoftim.