-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Presim veprim nga KFOR-i”, Vuçeviç: Serbia nuk do ta lejojë askënd t’i kalojë vijat e kuqe

Kryesoret

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç është shprehur se pret një veprim “më vendimtar” nga KFOR-i pas ngjarjeve në veri të Kosovës.

“Situata në Kosovë sot në mëngjes është e qetë, në dukje e qetë sepse mund të shpërthejë në çdo moment, pasi tensioni është në maksimum

Është e rëndësishme nëse serbët arrijnë të shprehin në mënyrë paqësore kundërshtimin e tyre ndaj asaj që po ndodh me ta, veçanërisht në katër komunat në veri, pa përshkallëzim të mëtejshëm.

Kurti po punon për pastrimin etnik të Kosovës nga serbët dhe kjo është agjenda e tij kryesore, është një formë presioni ndaj serbëve në Kosovë, të cilëve u thuhet se nuk mund të qëndrojnë në veri”, tha Vuçeviç.

Sipas tij, qëllimi është që Serbia të futet në konflikt, ku do të paraqitet si agresore. Vuçeviç tha se Serbia nuk do ta lejojë askënd t’i kalojë vijat e kuqe.

Duke iu referuar deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç se ushtria serbe nuk po përgatitet të ndërhyjë në Kosovë, por të jetë e gatshme për të gjithë skenarët.

Në lidhje me Listën Serbe e cila kërkoi që të ndërpritet dialogu Kosovë-Serbi Vuçeviç tha se e kupton qëndrimin e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit