Kongresmeni republikan, Zach Nunn përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Ngjarje e cila solli shumë kritika si për Kosovën dhe kreun e saj, Albin Kurti.
Nunn në shkrimin e tij i bërë thirrje Amerikës që të qëndrojë me Kosovën, të cilën e përshkruajti si demokraci e re, aleat i palëkundshëm i ShBA-ve.
Në anën tjetër, ai i ka kërkuar Sekretarit Blinken që të ngrihet kundër mobilizimit ushtarak të Serbisë.
US: Stand with Kosovo, a new democracy, and a steadfast US ally — both deploying overseas and welcoming Afghan evacuees (one of only a few European friends). @SecBlinken must stand up to Serbia’s military mobilization. https://t.co/uOYddm7D62
— Congressman Zach Nunn (@ZachNunn) May 27, 2023