-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situatë e qetë në komunat në veri të Kosovës

Kryesoret

Policia e Kosovës tha se në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, situata është e qetë.

Veton Elshani nga Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se situata në veri është stabile dhe se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut. Ai që shtoi se nuk ka pasur asnjë incident gjatë natës.

Më 26 maj, në këto tri komuna grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë që të hynin në zyrat e tyre. Ndërtesat e këtyre komunave paraprakisht janë përdorur nga strukturat paralele serbe.

Policia përdori shok-bomba dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të policëve.

Në Zveçan pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Disa vetura policore u dogjën, ndërkaq pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve.

Autoritetet në Kosovë kanë mbrojtur vendimin e tyre që kryetarët e rinj të veriut të hynin në zyrat e tyre.

Por, faktori ndërkombëtar e cilësoi shkuarjen në komunat në veri të kryetarëve të rinj si “hyrje me forcë”, duke dënuar veprimet e Prishtinës.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të përmbahet nga “veprimet tjera që mund të rrisin tensionet dhe të promovojnë dhunë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se këto veprime do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe SHBA-Kosovë./REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit