Nita Latifi dhe Shpat Kërleshi ishin të dy pjesëmarrës të këtij edicioni të BBV, e ndonëse Nita e filloi rrugëtimin para tij dhe u largua si gjysmë finaliste edhe Shpati bëri “zhurmë” me hyrjen e tij.
Ata u shprehën se njiheshin dhe se kishin dalë disa herë me njëri-tjerin. Ndërkohë pas daljes së tyre nga BB në internet qarkulluan thashetheme se ata mund të jenë në një lidhje pasi u panë në një hotel.
Megjithatë gjithë këtyre thashethemeve u ka dhënë përgjigje vetë Nita e cila u shpreh se takimi ka qenë vetëm për arsye pune pasi ai është pjesë e klipit më të ti të këngëtares.
“E pashë lajmin. Plus më keq në hotel (qesh). Po, po e them për herë të parë, atë që mbase edhe nuk keni dëshirë me dëgju. Jam taku për çështje pune. Ai do të jetë pjesë e klipit tim të ri”, u shpreh Nita.