-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agjenti i futi në kurth! Kush janë dy policët që u arrestuan në Tiranë?

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie në Tiranë, të dyshuar për korrupsion pasi i morën 100 Euro një shoferi.

Të arrestuarit janë:

– Inspektor Andi Çelmeta 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë;

– Inspektor, Hashim Xhixha 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Hetimet

“AMP” thotë se arrestimi u krye pasi këta punonjës policie u kapën në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në fakt ishte një kurth që u është ngritur policëve nga një agjent i infiltruar pas denoncimeve që kishte për korrupsion.

Gjatë kontrollit personal, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.

I morën 100 euro shoferit! Arrestohen dy policë në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit