Endrit Shabani nga “Nisma Thurje” duke folur në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se, tani që ata janë pjesë e këshillit, sfida më e madhe që i ngelet kësaj nisme është dërgimi i njerëzve të lirë, puna e të cilëve nuk ka ndikim dhe lidhje me dhënien e votës, drejt kutive të votimit.
Sipas Shabanit, numri i këtyre qytetarëve, të cilët vendosin të injorojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, është tejet i lartë dhe ky vendim i tyre lidhet me faktin se atyre iu ka humbur besimi te politika.
“Sfida është si të çojmë në zgjedhje ata njerëz që janë të lirë, që puna e tyre nuk lidhet me votën, por besimi i tyre te politika ka humbur.”, deklaroi në “5 Pyetjet” Endrit Shabani.