Tensionet në veriun e Kosovës janë rindezur me përplasje mes KFOR-it dhe protestuesve serbë. Ndërkombëtarët janë vendosur në lëvizje për të qetësuar palët. Serbia ka sjellë ushtrinë në kufi. Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko shkruan se konflikti shqiptaro-serb është një hap larg.
Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg!
Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar!
Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar! pic.twitter.com/sMqCWYlbz6— Pandeli Majko (@PandeliMajko) May 29, 2023
“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar!Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar!” thotë Majko. Kryeministri Kurti është kritikuar ashpër nga SHBA lidhur me aksionin në Veri. Blinken ka deklaruar se veprimet e tilla do të kenë pasoja në raportet e Kosovës me SHBA.
VIDEO-Shtyrje, përplasje, të shtëna dhe të plagosur në veri të Kosovës