Në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për “mashtrim të paskrupullt” ndaj fermerëve, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të krahasohet as me vendet e Bashkimit Europian dhe as me Kosovën.
Berisha kërkoi që të mbrohen interesat e fermerëve të jugut dhe kritikoi qeverinë për injorimin e këtij sektori.
“Mashtrimi është bërë ligji i tyre. Nuk matet me vendet e Bashkimit Europian. Vetëm këtë vit, Kosova ka ndarë 200 milionë euro për bujqësinë. Kosova ka ndarë 4 herë më shumë se Shqipëria. Kosova jep për një hektar grurë 400 mijë euro. Kosova jep për pleeherimin 100-150 mijë euron. Dhe sa jep për naftën. Ne nuk mund të krahasohemi me Gjermaninë, Italinë, Francën, por as me Kosovën nuk mund të krahasohemi. Pse jeni kështu more, pse e lini këtë që të bëjë këtë gjë me fermerët? Ti Bido, duhet të jesh i pari që të ngrihesh për fermerët e jugut,” shprehet Berisha.









