Aksident i rëndë në Turqi. 22 persona kanë mbetur të plagosur pas një përplasje të rëndë mes një autobusi dhe një kamioni.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën e Anadollit në Sararya. Autobusi kishte votues të partisë së Erdoganit, të cilët po ktheheshin nga Stambolli.
Sipas mediave turke, drejtuesi i mjetit i cili kishte ngecur në autobus është shpëtuar nga zjarrfikësit dhe i është dorëzuar punonjësve shëndetësorë për marrjen e ndihmës së nevojshme.
22 personat e plagosur nga aksidenti janë dërguar në spitalet e Sakaryas dhe Kocaelit pasi u nxorën nga autobusi i aksidentuar dhe pas kontrolleve përkatëse, ata u dërguan në shtëpi.