Mediat kosovare raportojnë se përfaqësues të Listës Serbe u janë bashkuar protestuesve serbë të cilët kanë dalë ditën e sotme para komunave.
Mësohet se Lista Serbe janë duke negociuar me KFOR-in në Leposaviç.
Tensione në veri të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës kundër protestuesve serbë
Më herët ishte informacioni se kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Goran Rakiç është duke biseduar me përfaqësues të misionit të NATO-s në Zveçan.
Sipas raportimeve, Rakiç tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal.
Tensionet në veri, Hovenier thërret në takim 4 kryetarët e komunave
Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.
Tensionet në veri, protestuesve u bashkohet edhe Lista Serbe