Ditën e sotme situata në veri të Kosovës nuk ka qenë aspak e qetë pasi që në orët e para të para të mëngjesit protestuesit serbë janë grumbulluar para ndërtesave komunale.
Pak ditë më parë ishte edhe një përplase mes tyre ku solli edhe plagosjen e 5 policëve.
Nga ky grumbullim i serbëve janë shtuar forcat e policisë si dhe KFOR-i. Raportohet që në Zveçan policia të ketë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Sot pritet që nxënësit serbë të bojkotojnë shkollën, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e djeshme tha se i druhet një konflikti të madh.