Tre persona janë plagosur në Patos pas shpërthimit të një bombole gazi brenda në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Të plagosurit janë transportuar në spital.
“Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.
Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore” njofton policia.
Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.