-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqiponjat” fusin nën “kthetra” të riun në Golem

Kryesoret

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr kanë arrestiar një 37-vjeçari  pasi qarkullonte me automjet i armatosur dhe me lëndë narkotike, vihet në pranga 37-vjeçari. Gjithashtu policia njofton se u procedua penalisht edhe pasagjerja në mjet.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Sunday”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Golem. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja E. B., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Z., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe sasi lënde të dyshuar narkorike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. B. (pasagjere në mjet), gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me pistoletën dhe kokainën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.“, njofto policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit